Edhe një i vdekur nga Koronavirusi në Kosovë
BILLI
Lexo edhe“VV-ja mund të propozojë Vjosa Osmanin si kandidate për Kryeministre”
Edhe një person ka humbur jetën nga Koronavirusi në Kosovë gjatë pasdites së sotme.
Ky është viktima e 11 nga Covid 19 në vendin tonë dhe vjen nga Komuna e Vushtrisë raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:
Prishtinë, 16 prill 2020
Klinika Infektive ka njoftuar se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Lexo edhe“VV-ja mund të propozojë Vjosa Osmanin si kandidate për Kryeministre”
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.