Edhe një dorëheqje nga Vetëvendosja
Pas dorëheqjes nga partia të shumë figurave me funksion të lartë po edhe të aktivistëve të tjerë, vie edhe dorëheqja e radhës në këtë parti, transmeton gazetametro.net
Bëhet fjalë për largimin nga kjo parti e një aktivisti nga Ferizaji, i cili është shprehur i zhgënjyer me zhvillimet që po ndodhin brenda dhe ka akuzuar se në partinë e Albin Kurtit po bëhen kalkulime për interesa të ngushta.
Shkrimi i plotë i tij:
Të dashur shokë e shoqe, bashkaktivistë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për shkak të kohës dhe aktivitetit që ne kaluam së bashku, ndihem i obliguar të ju njoftoj për vendimin në lidhje me aktivtetin tim politik.
Ndryshimi i Lëvizjes Vetëvendosje në thelbin e saj dhe pamundësia ime për tu modifikuar karshi këtyre ndryshimeve, më bënë të ndjehem si i huaj brenda organizatës. Lëvizja Vetëvendosje tanimë nuk është as hija e saj që ishte, ndërsa ne tentonim që të mbesim të njejtët, si në aktivitet ashtu edhe në parime.
Kalkulimet politike dhe për interesa të ngushta të individëve të caktuar e ndryshuan funksionalizimin, organizimin dhe parimet e mëhershme të LV. Ndryshuan gjithçka që e bënte LV të ndryshme nga të tjerat dhe për të cilat cilësi dhe isha anëtarsuar në këtë organizate, që në fillet a saj.
Vetëvendosje ishte organizatë që dallonte punëtorin nga papunëtori, të dijshmin nga i padijshmi, parimorin nga joparimori, besnikun nga servili etj. Edhe sot bëhen këto dallime, por ndryshimi nga e kaluara është se tani shpërblehen, përkrahen dhe ngriten këta të dytët.

Lexo edheSerbët shpalosin flamurin e çetnikëve, thërrasin “Kosova, zemra e Serbisë” (Foto)
Mosbesimi që mbretëron brenda organizatës nuk lejon hapsirë as për aktivitet elementar e sa i përket ruajtjes së parimeve dhe cilësive specifike që karakterizonin organizatën LV, ato tanimë i takojnë së kaluarës.
Ne, të gjithë së bashku, dikur, kishim ideale të përbashkëta dhe nuk po mundem ta pranoj se tanimë duhet të zhvillojmë garë të ashpër të brendshme për pozita në organizatë.
I lodhur nga presioni dhe heshtja, me shpresën se do bëhet më mire, mendoj se tani ështe koha për reflektim dhe se më nuk ka vend e as shpresë për kthim mbrapa. LV është futur në rrugë qorre që as vet dhe asnjëri nga ne nuk e dijmë se ku do përfundojë.
Jam krenar për të gjitha punët të cilat i kam bërë nga tubimet e takimet e deri tek protestat, demostratat e perballjet më të vështira me pushtetin, nuk do të ndryshoja asgje nga ato vite të arta për mua. Nuk do të ndryshoj as sot e tutje në mbrojtje të parimeve dhe interesit qytetar.
Falënderoj secilin aktivist e vullnetar që u mundua për kauzat tona. Mundi juaj është i paçmueshëm, te gjitha angazhimet e juaja vullnetare, pa kompenzim e shpesh edhe pa shujta ditore, janë arsyet pse unë sot kam respekt dhe dashni pa fund për ju. Jam munduar shpesh të jem zëri i tyre dhe ta ngris zerin në të gjitha nivelet e strukturave të larta ku unë isha prezent.
Nuk kam besuar asnjëherë se do të vjen një ditë që unë ta bëj një dëklaratë të tillë.
Prandaj të dashur bashkaktivistë e miq të nderuar, ju njoftoj se nga sot pushoj çdo aktivitet nga çdo nivel i strukturës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Faton Halili














