BallinaLajmeEdhe një dekoratë nga Presidenti, tani për mikeshën e tij

Edhe një dekoratë nga Presidenti, tani për mikeshën e tij

Të ngjajshme

Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e kanë zhgënjyer refuzimet e dekoratave të tij nga disa personalitete.

Ai ka vazhduar të dekorojë edhe personalitete tjera. Kësaj radhe për Flora Brovinën.

“Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës”, ka shkruar Thaçi.

“Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz