Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka prezantuar edhe një asamblist që i është bashkuar grupit të PDK-së në KK-në e Drenasit., shkruan Drenicapress.info
Pas Nexhemdin Balës, Lladrovci ka prezantuar Endrit Gllaravën që la “Vizionin për Drenasin”, për t’iu bashkuar PDK-së.
“Sot, Grupi parlamentar i PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, është më i fortë edhe për një deputet. Arkitekti Endrit Gllareva, nga sot, bëhet pjesë e vendimeve të rëndësishme të Qeverisjes sime për qytetarët në Drenas”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka shtuar se dega e Partisë Demokratike në Drenas është e hapur për të gjithë veprimtarët e hershëm dhe kuadrot e dëshmuara, sepse vetëm të bashkuar, mund ta çojmë përpara sfidën e zhvillimit të tërë komunës tonë.
“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, i ka hapur dyert për të gjithë veprimtarët e hershëm dhe kuadrot e dëshmuara, sepse vetëm të bashkuar, mund ta çojmë përpara sfidën e zhvillimit të tërë komunës tonë, pa dallim. Viti 2019, do të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha”, ka shtuar Lladrovci./DrenicaPress.info
