BallinaRegjionaleReagon asamblisti i VV-së pas lajmit se asamblistët e Skenderajt shkojnë me...

Reagon asamblisti i VV-së pas lajmit se asamblistët e Skenderajt shkojnë me roje në mbledhjet e Kuvendit

Të ngjajshme

Foda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i bashkohet Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të monitorojë...

Rritje e lehtë e temperaturave – Ky do të jetë moti për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, ditën e...

Shpërthejnë akuzat për tradhëti, reperja e njohur ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies...

Gazeta “Zëri” ka shkuar sot se Asamblistë të opozitës në Kuvendin e Skenderajt, pas ngjarjeve në seancën e 28 shtatorit të këtij viti, kur drejtori i Kulturës, Ramiz Shala, kishte sulmuar fizikisht asamblistin e IQ “41000” Malsor Bejtën, shkojnë në mbledhje të Kuvendit me roje.

Por i këtij mendimi nuk është asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, përcjell Drenicapress.info

Ai ka thënë se në mbledhjet e Kuvendit Komunal të Skenderajt shkon pa truproje.

Për më tepër lexojeni të plotë sqarimin e asamblistit Hysni Mehani.

Sqarim

Disa portale por edhe një gazetë kanë shkruar se unë shkoj me truproje (vëllezër dhe të afërm) në mbledhjet e Kuvendit Komunal.

E pasaktë, zakonisht me mua dhe Vjollca Ramadanin në seancë vjen Avniu, ish-administrator, tash sekretar i qendrës sonë, si dhe Bahriu, të cilët nuk i kam as vëllezër e as familjarë.

Ata ishin të pranishëm në çdo senacë qysh nga fillimi dhe jo vetëm pas ngjarjeve të seancës së turpshme 28 shtatorit. Ata vijnë aty me kërkesën time dhe Vjollces për tu konsultuar gjatë punimeve të seancave, përndryshe as Avniu e as Bahriu nuk i përmbushin kriteret e të qenurit truproje.

Megjithatë, ka një të vërtetë në këto shkrime për të cilën unë jam njoftuar tek pasi që ishte mbyllur seanca e fundit. Sipas disa zërave, seanca e fundit ishte shtyrë për fajin tim, jo për fajin e “truprojave” të mia. Dikush i kishte thënë kryetarit dhe kryesues se Hysi ka kurdisur diçka, dhe ata në përpjekje për të kuptuar se çfarë kisha kurdisur unë, e kishin shtyrë seancën. Në fund, informatorët e kryetarit dështuan, pasi që nuk kishte asnjë plan të kurdisur nga unë, përveç vërejtjeve për Planin e Punës se Ekzekutivit, vërejtje të cilat kryetari i quajti tendencioze. E se sa tendencioze ishin ato vërejtje, atyre që u intereson mund ta dëgjojnë diskutimin tim të postuar në profilin tim me datë 21 të këtij muaji.

Por as Malsori në seancën e fundit nuk kishte ardhur me truproja, thjeshtë kishte marrë një shok me vete për ta mbajtur telefonin gjatë kohës që ai ishte në foltore duke realizuar protestën e tij.

Për më tepër, unë jam edhe anëtar i KPF-së, si dhe anëtar i Komisionit për Dhënien e Pronës së Paluajtshme në Shfrytëzim. Aty shkoj vetë pa truproje, pa media, pa KFOR-in të cilët zakonisht janë prezent në punimet e seancave të kuvendit, por jo edhe në punimet e KPF-së dhe të komisionit.

Unë nuk dyshoj në aftësitë banditeske të njerëzve që e rrethojnë kryetarin, ato aftësi janë dëshmuar tashmë, por kurrë nuk vjen në shprehje që kjo ta na ndalë në punën tonë. Jemi subjekti i vetëm që nuk i kemi tradhtuar votuesit tanë, duke mos bërë pazare për interesa personale siç kanë bërë të tjerët pa dallim, përjashtim bën Malsori të cilit megjithatë ia blejtën kolegen.

Për fund, më shumë se sa prania e dy-tre aktivistëve tanë në fund të sallës gjatë seancës, do duhej të përbënte lajm fakti që kryetari dhe kryesusja shtrojnë dreka në restoranin e nënkryetarit pas senacës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz