Edhe 29 ushtarë mashtrues të Llapit (Dokument) raporton GazetaExpress kësaj të shtune, 07 Mars 2015.
Listës së ushtarëve të rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, i janë shtuar edhe 29 emra të rinj.
Gazeta “Fjala” dhe portali “ Infokusi”, kanë raportuar më parë për 92 persona që asnjëherë nuk ishin në luftë e tani kanë fituar statusin e veteranit e invalidit. Këto lista janë përgatitur nga një grup ish- ushtarësh të kësaj zone, të cilët i kanë hyrë verifikimit të listave të publikuara tashmë.
Ky grup ushtarësh ditë më parë ka publikuar edhe emrat e 32 ushtarëve tjerë mashtrues.
Tani në këtë zonë dalin se 153 persona në Zonën Operative të Llapit, të cilëve komisioni qeveritar për verifikimin e veteranëve ua ka njohur statusin si veteran, invalid ose pjesëmarrës në luftë, e që asnjëherë nuk kanë prekur armë me dorë.
Për shumicën e tyre, ushtarët e pakënaqur posedojnë fakte se nuk kanë qenë madje as në Kosovë në kohën kur ka ekzistuar UÇK-ja.