E turpshme ajo që i ka ndodhur një pushueseje nga Kosova në Durrës, pronari i shtëpisë…
Një qytetare nga Kosova që kishte ardhur për të kaluar pushimet në Durrës, ka treguar një përvojë të keqe që i kishte ndodhur pikërisht në qytetin bregdetar më të madh të Shqipërisë.
Ajo fillimisht ka kërkuar që të mos i publikohet emri, për shkak se ndaj saj mund të hakmerreshin, por ka treguar skandalin që kishte ndodhur.
Ajo ka treguar se si pronari i banesës që kishte marrë me qira në Durrës, e kishte larguar atë nga shtëpia para kohe.
“Unë e kisha paguar shtëpinë për 10 ditë, por në ditën e 9-të më nxorri nga banesa’, është shprehur ajo.
Më pas pushuesja e zhgënjyer ka treguar se ‘për ushqimet kishin bërë një marrëveshje që më parë, por ato i ishin faturuar me 50 për qind më shtrenjtë se ajo për të cilën kishin rënë darkord”.

Lexo edheDoni të shkoni për pushime në Shqipëri? Këto janë çmimet e hoteleve
Kjo pushuese ka kërkuar që shqiptarët nga Kosova të kenë kujdes kur vijnë për pushime në Shqipëri, e sidomos në Durrës.
Në fakt ky nuk është rasti i vetëm kur pushuesit nga Kosova mashtrohen dhe gënjehen në Shqipëri. Ditët e fundit, policia nuk i lejon që autobusët nga Kosova të shkojnë deri në shesh qëndrimin e tyre në Durrës, duke i ndaluar që tek ura e Dajlanit.














