E therrin me thikë derisa ishte me një femër, për shkak të gjendjes së rëndë e nisin për QKUK
03
Lexo edheSylejman Selimi viziton vendin ku ishte komandant
Një person është therë me thikë në Podujevë, dhe i njëjti pasi është dërguar në Emergjencën e Podujevës, për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në QKUK.
Dëshmitarët për Indeksonline bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 afër Spitalit në Podujevë.
Sipas të njëjtëve kanë qenë katër persona të cilët me një veturë i kanë dalë viktimës përballë, përderisa ai ishte me një femër.

Lexo edheSylejman Selimi viziton vendin ku ishte komandant
Thuhet se ai ka pësuar gjakderdhje të madhe në qafë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë. /Indeksonline/