E rrallë: Një femër vozit autobusin e një skuadre të Ipko Superligës (FOTO LAJM)
BILLI

Lexo edheTifozët e Betisit duartrokasin golin e Messit, reagimi i portierit epik

Futbollistët e FC KEK-ut kanë marrë rrugë drejt Gjilanit për tu zhvilluar ndeshjen e javës së 23-të me kundërshtarin që ka të njejtin emër, shkruan Gazetasheshi.com.
Por, diçka jo e zakonshme ka ndodhur para se skuadra të merrte rrugën drejt Gjilanit. Futbollistët janë befasuar kur kanë parë teksa timonin e autobusit po e drejtonte një femër, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Reagimet e futbollistëve ishin nga më të ndryshmet, por ata tashmë ishin në duar të sigurta dhe udhëtimi drejt Gjilanit nga një femër mund t’u sjell fat atyre.
Gazetasheshi.com ka siguruar edhe pamje të cilat janë bërë me lejen speciale të shoferes së re të autobusit të FC KEK-ut.

Lexo edheTifozët e Betisit duartrokasin golin e Messit, reagimi i portierit epik

