E rrallë: Bie borë e gjelbër në Rusi (FOTO)
01

Lexo edheLoja e ‘turpshme’ me balona që do ju shkrijë së qeshuri! (VIDEO)

Bora toksike me ngjyrë të gjelbër në të zezë që bie në qytetet ruse ka ndezur protesta masive kundër ndotjes së ambientit.
Banorët në Pervouralsk u tmerruan kur panë kimikatet që dilnin nga një fabrikë kromi, të cilat kthyen borën e bardhë në ngjyrë të gjelbër, transmeton lajmi.net.
Dhe vendasit në Sibai janë detyruar të mbajnë maska pasi smogu i dendur nga një fabrikë bakri po mbizotëron mbi këtë qytet që nga nëntori.
Fenomeni i rrallë ka shkaktuar dhjetëra demonstata në të gjithë Siberi kundër ndotësve, të cilët kanë gjetur mbështetjen e presidentit Vladimir Putin.

Lexo edheLoja e ‘turpshme’ me balona që do ju shkrijë së qeshuri! (VIDEO)
Ja disa fotografi të realizuar nga banorët e këtij qyteti, të cilat demonstrojnë borën e ngjyrosur nga kimikatet. /Lajmi.net/

