back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeE rëndë, e dhimbshme: Kreshnik Krasniqi i përlotur në varrimin e gruas...

E rëndë, e dhimbshme: Kreshnik Krasniqi i përlotur në varrimin e gruas që ia vrau babai! (FOTO)

Të ngjajshme

Asllani i shënon Ramajt në Bundesliga

Hoffenheimi ka shënuar golin ndaj Heidenheimit në Bundesliga. Dhe ishte...

Petkoviqit i djeg deklarata e Osmanit për tendencat destabilizuese të Serbisë, i reagon presidentes

Petar Petkoviq, kreu i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”,...

KQZ sot i shpall rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot me...

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmuar se prokuroria kishte ngritur aktakuzë për kanosje në fund të vitit 2017 ndaj Hasan Krasniqit, personit që të hënën në Prishtinë vrau gruan, renë dhe më pas edhe veten.

E sot, në tri lokacione të ndryshme dhe orë të ndryshme u varrosen Hasan Krasniqi (61 vjeç), Hysnije Krasniqi (60 vjeç) dhe Remzije Kamberi Krasniqi (28 vjeç).

Dorasi u varros në Grashticë, gruaja në Matiçan, kurse reja e Hasanit u në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

E më së rëndi këtë e ka përjetuar Kreshnik Krasniqi i cili brenda pak orës varrosi tre anëtarët me të afërt të familjes, shkruan Ballkani.info.

Ai tash ka mbetur vetëm me vajzën e tij 2 vjeçe.

Kreshniku u pa i përlotur sot derisa ia dha lamtumirën e fundit bashkëshortës së tij.

Prokurori Beka në KTV ka konfirmuar se ka pas një kallëzim penal ndaj Krasniqit dhe prokuroria e kishte ngritur aktakuzën më 11 dhjetor 2017. Ai ka thënë se deri në momentin e vrasjes nuk kishin marrë asnjë informatë nga gjykata lidhur me rastin.

“Ne e kemi gjetur se më 2017 ka pas kallëzim penal për dhunë në familje apo më mirë thënë për kanosje mes dy bashkëshortëve. Ajo përfundoi me ngritje të akuzës më 11 12 2017. Lënda është në gjykatë”, ka thënë ai. “S’kemi informata për rastin, sepse s’ka përfunduar”.

Sipas tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë po i trajton me prioritet rastet e dhunës në familje.

Duke folur për rastin e Drenasit ku një e mitur dyshohet se ishte keqpërdorur seksualisht nga një arsimtari, një polic, një avokat. Beka ka konfirmuar se rasti është afër ngritjes së aktakuzës.

Beka ka folur po ashtu edhe për parashkrimin e rasteve me ç’rast ka thënë se mungesa e gjykatësve ka sjellë një gjendje të tillë në gjyqësor. Ai është ankuar për numrin e vogël të prokurorëve. Ka thënë se në Prokurorinë që ai udhëheq ka nevojë për 70 prokurorë, e aktualisht janë vetëm 50. Beka ka thënë po ashtu se do të preferonte profilizim edhe për rastet e dhunës në familje, të grabitjeve, e krimeve kibernetike, por ka shtuar se kjo është e pamundshme për shkak të numrit të vogël të prokurorëve. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz