BallinaLajmeE quajti “i poshtër”, asamblistët i vërsulen kundërshtarit të Bekim Jasharit

E quajti “i poshtër”, asamblistët i vërsulen kundërshtarit të Bekim Jasharit

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës, Bekim Jashari.

Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar se asamblisti Malsor Bejta e ofendoi atë dhe kryesuesen, Fatbardha Halili.

 

 

“Po, sot në rend dite ishte buxheti i cili me shumicë votash kaloi. Pas pauzës gjysmëore asamblisti Malsor Bejta (iniciativa qytetare) ka kërkuar fjalën dhe ka nisur me ofendime në drejtim timin dhe kryesueses ku na ka quajtur “të poshtër”, ka thënë Jashari.

Pas këtyre fjalëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal ka kërkuar përjshatimin e Bejtës, i cili u largua me forca nga sigurimi i Kuvendit. Më pas, në korridoret e Komunës kishte edhe një konfrontim fizik ndërmjet asamblistëve (krahu i Bekim Jasharit) dhe Malsorit.

“Qysh s’të vjen marre. Pse i thu ashtu kryetarit”, dëgjoheshin teksa flisnin asamblistët. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz