back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeE papritur, Italia i dhuron Shqipërisë 65 milionë Euro për rindërtimin pas...

E papritur, Italia i dhuron Shqipërisë 65 milionë Euro për rindërtimin pas tërmetit

Të ngjajshme

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio u shpreh se Italia ka qenë pranë Shqipërisë që në momentet e para kur u godit nga tërmeti.

Ai u shpeh se do i japin vendit fqinj Shqipërisë 65 milionë Euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Të Fundit

Sport

ShowBiz