E pabesueshme/ Qeni gjen rrugën për tek veterineri
BILLI·

Video ku një qen duke çaluar ka gjetur vetë rrugën për tek veterineri, është bërë virale.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Brazil, ku qeni endacak hyri në një klinikë veterinare në qytetin Juazeiro do Norte.
Veterineri e ekzaminoi menjëherë, dhe qeni u diagnostikua me tumor në zonën gjenitale.
Klinika mundësoi trajtimin me kimioterapinë, dhe veterineri Dayse Silva tha se qeni është duke u shëruar,dhe tashmë qëndron në familjen e tij.

Lexo edheMbretëresha e Anglisë gjithmonë mbanë çantë dore, dhe arsyeja është diçka që nuk e keni menduar kurrë!














