back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaJetëE mira kthehet me të mirë/ Familja durrsake strehohet nga familja kosovare...

E mira kthehet me të mirë/ Familja durrsake strehohet nga familja kosovare që ndihmuan gjatë luftës

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Milaim Qorraj me gruan e tij, Zelfijen, po presin një familje nga Durrësi, të cilën do ta marrin në shtëpinë e tyre pas tërmetit që ndodhi në qytet, siç raporton Radio Evropa e Lirë.

Familja tek e cila kishin qëndruar gjatë luftës, 20 vite më parë, tani ka nevojë për ta.

Tre anëtarët e familjes Kazanxhi janë të lumtur që kanë një shtëpi të dytë në Kosovë.

“Jemi miq të vjetër që nga koha e luftës. Nuk e kemi harruar miqësinë. E patëm sikletin tonë atje dhe thamë me këtë rast të vijmë të takohemi me miqtë tanë”, thotë Mihal Kazanxhi.

width=”500″></

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz