back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE merkura për Merkurin, Kusari-Lila ia mësynë Prishtinës me kandidatin për kryeqytetin

E merkura për Merkurin, Kusari-Lila ia mësynë Prishtinës me kandidatin për kryeqytetin

Të ngjajshme

Irani ekzekuton një shkencëtar bërthamor: Spiunonte për Izraelin

Irani ka ekzekutuar një shkencëtar bërthamor që pretendon se...

E dhimbshme: Ndahet nga jeta 18-vjeçarja nga Prizreni, Tringa Buqaj

Ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare Tringa Buqaj, nga...

Leposaviq: Policia ndalon të dyshuarin që po konrabandonte mish derri

Njësia policore kufitare sot gjatë patrullimit në fshatin Zernosek...

Merkur Beqiri do të jetë kandidat i Alternativës, në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës.

Kandidaturën e tij e prezantoi kryetarja e partisë, Mimoza Kusari-Lila, që tha se Merkuri është profesionist me përvojë të gjatë ndërkombëtare në fushën e zhvillimit, teknologjisë, bujqësisë/pylltarisë dhe të shëndetësisë publike.

“Z. Beqiri sjell me vete mbi tri dekada të angazhimeve profesionale në më shumë se 15 shtete të botës, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë më të njohura të Kombeve të Bashkuara si UNHCR, ËHO, FAO dhe ËB. Përvoja e tij në menaxhimin e emergjencave, hartimin e politikave zhvillimore dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara përfaqëson një vlerë të veçantë për platformën tonë politike dhe Kosovën si shtet”, ka thënë ajo.

Ky është njoftimi i plotë i partisë:

Inxh. Merkur Beqiri, kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Alternativa.

Sot Alternativa prezantoi kandidatin për Kryetar të kryeqytetit Prishtinës, Ing. Msc. Merkur Beqiri. 

Kandidaturën e prezantoi kryetarja e Alternativës znj. Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë se Merkuri është profesionist me përvojë të gjatë ndërkombëtare në fushën e zhvillimit, teknologjisë, bujqësisë/pylltarisë dhe të shëndetësisë publike.

“Z. Beqiri sjell me vete mbi tri dekada të angazhimeve profesionale në më shumë se 15 shtete të botës, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë më të njohura të Kombeve të Bashkuara si UNHCR, ËHO, FAO dhe ËB. Përvoja e tij në menaxhimin e emergjencave, hartimin e politikave zhvillimore dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara përfaqëson një vlerë të veçantë për platformën tonë politike dhe Kosovën si shtet”, ka thënë ajo.

“Prezantojmë Merkurin të mërkurën më 6 gusht sepse 6 plus 6 bëjnë 12 e më 12 tetor votojmë Merkur Beqirin për kryetar të Kryeqytetit”, ka theksuar ajo.

Kandidati i Alternativës për Kryetar të Kryeqytetit në fjalën e tij ka thënë se Prishtina vuan nga mungesa e planifikimit, vuan nga administrimi pa timon.

“Prishtina vuan nga mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me ujë, nga trafiku i ngulfatur dhe mungesa e një transporti publik efikas. Kryeqytetit i duhet stabilitet, rend dhe siguri. Do të angazhohemi për mikrëqenie dhe shëndet, e në focus do ta kemi arsimin, sportet dhe turizmin. Po ashtu në program do të shpalosim planin për mjedis arte dhe kulturë. Prishtinën synojmë ta bëjmë kryeqytetin më të jetueshëm në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë mes tjerash Beqiri.

Merkur Beqiri është inxhinier me një karrierë të gjatë duke përfshirë digjitalizimin, inteligjencën artificiale dhe arsimin. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe punën e tij në arsim gjatë viteve të 90-ta, nisma pioniere në fushën e digjitalizimit të gjuhës shqipe dhe edukimit teknologjik. Kontributi i tij gjatë krizave humanitare dhe në veçanti gjatë pandemisë COVID-19 është vlerësuar nga komuniteti profesional dhe ndërkombëtar dhe ndihmoi në menaxhimin më të mirë duke shpëtuar jetë dhe kursyer resurse.

Beqiri ka banuar në 6 kryeqytete të botës, kështu ai sjell përvoja të pasura dhe perspektiva të ralla për menaxhimin dhe zhvillimin e Kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit