E konfirmuar: Harmon ‘tradhton’ Drenicën, transferohet te skuadra tjetër e Superligës
BILLI

Lexo edheFBK’ja suspendon dy gjyqtarë të duelit Ponte Prizreni – Trepça, dënohet edhe Feronikeli

Sulmuesi nga Liberia shkëlqeu me Drenicën me golat e tij dhe ishte e natyrshme që ofertat në drejtim të tij nuk munguan.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Harmon ka nënshkruar me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit Tahir Lushtaku.
“Mund të konfirmoj që Van Dave Harmon është lojtari më i ri i Feronikelit”.
“Kontrata e lojtarit me Drenicën është zgjidhur me marrëveshje dhe në fund ai ka nënshkruar për Feronikelin”, ka thënë Lushtaku për Telegrafin.

Lexo edheFBK’ja suspendon dy gjyqtarë të duelit Ponte Prizreni – Trepça, dënohet edhe Feronikeli
24-vjeçari shënoi gjashtë gola për Drenicën në 12 takime të zhvilluara, duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionat.
Për të kishte oferta edhe nga kampionati shqiptar, por edhe nga skuadra tjera të Superligës së Kosovës.
“Ka pasur shumë oferta për lojtarin nga Teuta, Laçi, Prishtina e Gjilani, por në fund oferta e Niklit ishte më e mira për lojtarin dhe vendosëm të nënshkruajmë aty”, përfundoi Lushtaku.