BallinaLajmeE konfirmuar: Aprovohet heqja e orës policore

E konfirmuar: Aprovohet heqja e orës policore

Të ngjajshme

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Lajmin ka konfirmuar  për Front Online, drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 24:00.

“Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 24:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz