E kërkonte Interpol Beogradi, kosovari arrestohet në Tiranë
01

Lexo edheMbi 65 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën

Policia e Aeroportit në Rinas, të shtunën ka arrestuar një kosovar derisa i njëjtit tentonte të udhëtonte nëpërmjet kësaj pike kufitare, raporton Indeksonline.
Arrestimi i kosovarit me iniciale: G.Z., 39-vjeç, u bë pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga Interpol Beogradi.
Kosovari menjëherë pas arrestimit iu është dorëzuar autoriteteve policore kosovare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Lexo edheMbi 65 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën
Ende nuk ka informacione se për çfarë arsyeje kosovari është shpallur në kërkim ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës.