“E kena marr vesh që Naimi e ka tradhtu Liridonën”, përballen Naim Murseli e Leonard Ademaj
dp

Lexo edheHolta Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme, mosekzekutimi cënon integritetin e ligjit

Leonardi, vëllai i Liridona Ademaj ka vazhduar dëshminë e tij në Gjykatë, duke rrëfyer momene kritike pas vrasjes së motrës së tij.
Ai ndër të tjera ka thënë se ata kanë qenë në dijeni se Naim Murseli e ka tradhëtuar motrën e tij.
“E kena marr vesh që Naimi e ka tradhëtu Liridonën”, tha Leonard Ademaj.
E pas kësaj Naim Murselaj pati një pyetje për vëllaun e gruas së tij të vrarë.
“Për 12 vjet martesë a iu është ankuar ndonjëherë motra për mua apo raportin tonë“, ishte pyetja e Naimit.
Leonardi: Jo nuk është anku, përveç para disa muajve e kishte prekur shumë një aferë tradhëtie e Naimit”, tha ai.

Lexo edheHolta Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme, mosekzekutimi cënon integritetin e ligjit
Naimi: Ju thatë me herët Leonard se kinse unë paskam qenë në morg me Kushtrim Kokallën të nesërmen. Në sa ora ka qenë kjo vizvitë e panjohur për mua.
Leonardi: Orën se di, nëse do e thotë dhe punonjësa aty që me tha që në mengjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.
Naimi: Dy javë para ngjarjes rreth dates 16 nëntor a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen, unë ti bashkshortja jote , bashkëshortja ime dhe fëmjiet me ftesën time, për të festuar ditëlindjen time. A vërejte diçka ndryshe gjatë atij udhëtimi dhe qendrimi në Budva.