“E kemi njoftimin por jo aktgjykimin”, Kurti flet për aktgjykimin e Kushtetueses: Gjithmonë i kemi respektuar, ndoshta duhet ta konsiderojmë çfarë të bëjmë…
dp

Lexo edheSkenderaj, dyshohet për vetëvrasje, viktima këpuctari i njohur i qytetit (FOTO)

Kurti ka thënë se i kanë respektuar të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.
Ai ka thënë se ende nuk e kemi aktgjykimin por vetëm njoftimin.

Lexo edheSkenderaj, dyshohet për vetëvrasje, viktima këpuctari i njohur i qytetit (FOTO)
“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.