back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeE fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

E fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

Të ngjajshme

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Maqedonci pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar...

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari që vodhi 200 mijë litra naftë

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari i akuzuar...

Mbledhje elektronike- Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për organizatën FLOSSK

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten mbledhje elektronike. Në...

Këtë të diele në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca për votimin e kabinetit të ri qeveritar të propozuar nga tanimë i mandatuari Albin Kurti.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se nga Lëvizja Vetëvendosje tanimë janë duke u mbledhur nënshkrimet për seancë.

Ende nuk është caktuar ora se kur do të zhvillohet seanca, por e ditur tanimë është se deputetët do të mblidhen të dielën për seancën e qeverisë së re të Kosovës.

Ndryshe mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë- Albin Kurti ka edhe dy ditë kohë para vetes që të prezantojë kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në mënyrë ligjore, nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt të këtij viti dhe pas më shumë se tetë muaj përpjekjesh për të formuar institucionet e reja të vendit, Kosova do të mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, Vetëvendosje arriti që të marrë më shumë vota, por jo mjaftueshëm sa për të qeverisur e vetme apo për të arritur që të formojë e vetme Qeverinë e Kosovës.

Kësisoj, mbetet e pasigurt çështja nëse Vetëvendosje do të arrijë t’i sigurojë votat e mjaftueshme nga partitë e tjera në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje pati përjashtuar mundësinë e ndonjë koalicioni të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës, derisa linte derën e hapur për bashkëpunim me LDK-në e Lumir Abdixhikut.

Deri më tani në publik janë bërë të ditura detaje nëse Kurti ka zhvilluar takime me ndonjërën prej partive apo nëse është arritur ndonjë koalicioni mundshëm në horizont.

Kësisoj mbetet të shihet nëse të dielën do të ketë surpriza politike.

Megjithatë është vetë Kurti që gjatë javës që po lëmë pas la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje që të formojë Qeverinë e re të vendit derisa tha se zgjidhja alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë. I mandatuari për kryeministër sërish do të kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e qeverisë dhe programin e punës.

Bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë nga partia e dytë më e madhe që në këtë rast i bie nga PDK-ja.

Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.

Deri në atë kohë, Qeveria do të jetë “e përkohshme” duke i kryer detyrat e saj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz