back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasE fundit, priten edhe arrestime tjera për rastin e Drenasit

E fundit, priten edhe arrestime tjera për rastin e Drenasit

Të ngjajshme

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi...

Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e...

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Kërkohet paraburgim për Gazmend Halilajn. Priten arrestime tjera në lidhje me rastin e Drenasit

Janë bërë afër një muaj që kur doli në pah, rasti i keqpërdorimi seksual të një vajze në Drenas.

E që atëherë janë 4 persona në listën e të dyshuarve.

Tre nga ta zyrtari policor, profesor e avokati  po mbahen në paraburgim, ndërsa mjeku që dyshohet se është i përfshirë është në arrest shtëpiak.

Por, duket se lista e të dyshuarve nuk do të ngelet me kaq.

Burime të Televizionit 7 brenda Prokurorisë Themelore, kanë konfirmuar se janë duke hetuar edhe persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të dyshuar, janë edhe të afërm të së dëmtuarës të cilët po hetohen.

Madje, telefonat e tyre tashmë janë në prokurori.

Ndërkohë, zyrtarisht i fundit që iu shtua listës  së të dyshuarve është avokati Gazmend Halilaj, i cili u arrestua të mërkurën dhe iu caktua masa e ndalimit për 48 orë mbi dyshimin për tri vepra penale.

I dyshuari me inicialet G.H u arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.

Ndërsa, arrestimin e Halilajt e konsideron të padrejtë, përfaqësuesi ligjor i tij, Arbër Fazliu.

“Nuk qëndrojnë këto pretendime.. sepse edhe vetë e mitura ka deklaruar se Gazmend Halilajn e ka pasur si vëlla…”.

Fazliu thotë se i ka parë edhe deklaratat e të dëmtuarës që i ka bërë në prokurori.

Ndërkohë ai nuk është përgjigjur nëse klienti i tij ka qenë në dijeni për raportin e të miturës me rreshterin dhe abortin që ajo kreu më vonë.

“Gjithçka që ka qenë në dijeni Gazmend Halilaj e ka raportu..”

Gjatë së premtes pritet që prokuroria të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për avokatin Gazmend Halilajn.

“Nesër pritet kërkesë për paraburgim, do të ankimojnë”.

Prokuroria së fundmi ka marrë vendim për ndërprerjen e komunikimit me media të prokurorit të rastit dhe personave tjerë të përfshirë në rast.

Edhe të dëmtuarës i është caktuar një ndalesë e tillë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz