Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armëve nga ku ka mbetur një person i plagosur, përcjell gazetametro.net
Një person ka mbetur i plagosur nga një mosmarrëveshje sot në Prizeren, i dyshuari kryesor bëhet e ditur se është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.
Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrit të ndryshëm.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit.
“Rreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ali Hadri” ka të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes përpos njësiteve patrulluese kanë dalë edhe eprorë të policisë të Stacionit Policor në Prizren. Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari me ç’ rast është plagosur një mashkull, viktimë e këtij rasti dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari ndalët nën masën e arrestit”, thuhet në komunikatën e policis./gazetametro.net