back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaJetëKurioziteteA e dini se përse sot fluturimet zgjasin më shumë në kohë...

A e dini se përse sot fluturimet zgjasin më shumë në kohë se sa para 50 vitesh?

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...
Aeroplanët fluturojnë më ngadalë sot se sa në të kaluarën, duke bërë që për një kohë më të gjatë ju të mbërrini në destinacionin tuaj.

Për shembull, siç shkruajnë mediat e huaja një fluturim non-stop nga New York City në Houston, Texas merr rreth 3 orë dhe 50 minuta.

Ndërkaq në vitin 1973, i njëjti fluturim do të merrte 2 orë dhe 37 minuta.

Pra, pse pilotëve u merr më shumë kohë për të fluturuar në të njëjtën distancë?

Përgjigja e thjeshtë është: karburanti.

Kompanitë ajrore janë në gjendje për të kursyer miliona dollarë gjatë një viti, vetëm duke fluturuar më ngadalë, përcjell Telegrafi.

Nga viti 2002 deri në vitin 2012, çmimi i karburantit u rrit nga rreth 0.7 dollarë për gallon në mbi 3 dollarë.

Një raport i Associated Press i vitit 2008 kishte thënë se kompania “JetBlue” kishte kursyer rreth 13.6 milionë dollarë në vit duke shtuar vetëm dy minuta për secilin fluturim.

Shpenzimet e karburantit gjithashtu janë faktorë pse linjat ajrore janë duke tentuar që aeroplanët të tyre t’i bëjnë sa më të lehtë. Kjo përfshin ndryshimet tek vet aeroplanët si dhe tarifat për bagazh të rëndë.

Fluturimet gjithashtu zgjasin më shumë edhe për shkak të praktikimit të “block padding”, ku kompanitë ajrore shtojnë disa minuta nga koha e pritur e arritjes, në mënyrë që të duken sa më të saktë.

Pra mos u mashtroni kur linjat ajrore thonë se ju jeni duke arritur përpara kohës. Ata e kanë planifikuar këtë gjë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz