Anglia e rrëzoi Kolumbinë nga Kupa e Botës në Rusi pas penalltive dramatike të martën mbrëma, gjë që e ka lënë yllin James Rodriguez dukshëm zemërthyer.
Mesfushori kreativ i Real Madridit, i huazuar në Byaern Munich, nuk u paraqit mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në Moskë për shkak të lëndimit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai e ka përjetuar çdo moment të përballjen Kolumbi – Angli, përfshirë golin e jashtëzakonshëm të Yerry Minas, i cili në momentet e fundit të kohës shtesë e barazoi rezultatin në 1-1 për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Por, në fund, James ngeli zemërthyer dhe duke qarë si fëmijë i vetëm në stol, pas përfundimit të penalltive. /Express/



