Një aksident komunikacioni mbrëmë në Komoran të Drenasit fatkeqësisht përfundoj në një të vdekur dhe dy pasagjere të lënduar, njofton drenicapress.info
Sipas një burimi të portalit informativ Drenica Press, e ndjera është me prejardhje nga fshati Llapushnik i komunës së Drenasit dhe ka qenë e martuar në fshatin Gllanasell.
Sipas po këtij burimi, së basku me të kanë qenë edhe dy pasagjere tjera (të gjitha në lidhje familjare), njëra ju nënshtrua një intervenimi kirurgjik, ndërsa tjetra është jashtë rrezikut për jetë.
Drenica Press arriti të mësoj se e ndjera la pas një djalë të moshës 2 vjeçare. /Drenica Press/