E DHIMBSHME: 5 anëtarë të një familje kosovare vdesin nga covid-19
BILLI

Lexo edhePacolli tregon se si do të dukej Prishtina sipas projektit të tij

Doktor Besnik Ibishi ka bërë të ditur se një familje 5 anëtarësh në Kamenicë kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.
Ibishi përmes një postimi në Facebook tha se ata humbë jetën brenda një periudhe të shkurtër.
“E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha nga Komuna e Kamenices. Une si kolege i juaji, ne emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet me te sinqerta ne kete dhimbje te madhe per humbjen e me te dashureve , 5 anetareve te familjes suaj.

Lexo edhePacolli tregon se si do të dukej Prishtina sipas projektit të tij
Zoti ju dhasht durimin e forcen per te perballuar kete sprove kurse per te vdekurit lutemi qe Zoti ti meshiroje e shperbleje me Xhennet. Familja Basha brenda nje periudhje te shkurter humbi 5 antare te familjes nga Covd 19”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se deri tani në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 174 persona nga COVID-19.