E dehur, godet me veturë, vdesin dy të rinj shqiptarë
01

Lexo edheTuristja dënohet me gjobë 250 euro pasi po rrëzitej në Venecia

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në orët e para të së dielës pasi u përplasën për vdekje nga një 30 vjeçare e dehur në timon.
Djemtë e moshës 20 dhe 22 vjeç humbën jetën në vendngjarje. Ata po ecnin në këmbë para një diskoteke.
Shtetasja italiane u arrestua dhe gjatë testeve rezultoi se niveli i alkoolit në gjak ishte pesë herë mbi normën. 30 vjeçarja e cila drejtonte automjetin e saj Renault Twingo, e që aksidentoi të rinjtë në orën 4 të mëngjesit së të dielës, akuzohet për vrasje të shumëfishtë.

Lexo edheTuristja dënohet me gjobë 250 euro pasi po rrëzitej në Venecia
Dëshmitarët okularë thonë se në automjet ndodhej dhe një person tjetër i cili u largua menjëherë pas aksidentit./abcnews.al