BallinaLajmeE dëgjuam edhe këtë nga VV-ja | Maqedonci krahason Kosovën me...

E dëgjuam edhe këtë nga VV-ja | Maqedonci krahason Kosovën me Francën, në aspektin ushtarak

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë paraqitjes në një forum ka krahasuar Kosovën me Francën, dhe këtë, derisa po fliste për planet e Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti për të ndërtuar në një fabrikë municioni.

Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes të premten njoftoi se ministri Maqedonci po mer pjesë në Forumin e Sigurisë së Halifaxit të zhvilluar në Taipei të Tajvanit.

Nga atje, Maqedonci ka thënë se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca ende s’e ka një të tillë, transmeton nacionale.

“Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje.

Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë” ka thënë ai.

Këtu, theksojme se Franca është një prej fuqive bërthamore. Shteti francez, sipas raportimeve, ka rreth 290 armë bërthamore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz