BallinaLajmeE bujshme/ Tirana transferon ish-sulmuesin e Milan

E bujshme/ Tirana transferon ish-sulmuesin e Milan

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Dëshira e trajnerit Ze Maria ishte një sulmues për të përforcuar repartin e avancuar dhe presidenti Refik Halili, nuk vonoi duke i plotësuar kërkesën brazilianit.

24 herë kampionët e vendit kanë afruar ish-sulmuesin e Milanit, Nnamdi Oduamadi, i cili ka një eksperiencë të madhe në Itali. Oduamadi është lojtari më i ri i bardhebluve dhe interesant është fakti se ai ka nënshkruar në Milano.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi bardheblu njofton se ka arritur marrëveshjen me afrikanin, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

“Nnamdi Oduamadi. Një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot në Milano kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Drejtori Ekzekutiv Hektor Como ka finalizuar me sukses një transferim mjaft të rëndësishëm. Oduamadi ka qenë për 8 vite futbollist i Milanit, ndërkohë që ka provuar edhe disa aktivizime në skuadra të Serie B në Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërkohë që me përfundimin e kontratës në korrik, ka firmosur transferimin në Shqipëri. 27-vjeçari do të mbërrij në Tiranë javën e ardhshme dhe, pasi të kryej analizat mjekësore do të vishet bardheblu. Oduamadi ka firmosur një kontratë për dy vite bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz