BallinaLajmeLajmet e FunditE ardhmja e Thomas Muller po sqarohet, dy klube në garë për...

E ardhmja e Thomas Muller po sqarohet, dy klube në garë për ikonën gjermane

Të ngjajshme

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Thomas Müller kishte dëshirë të luante edhe një sezon tjetër me Bayern Munich, por klubi vendosi të mos i ofrojë rinovim kontrate.

Pas një karriere të gjatë e të lavdishme në “Allianz Arena”, 35-vjeçari është gati për kapitullin e radhës.

Prej ditësh është bërë e qartë se Muller nuk ka ndërmend të pensionohet dhe do të vazhdojë karrierën si futbollist. Sipas “Bild”, vendimi për klubin e tij të ardhshëm është ngushtuar mes dy opsioneve konkrete.

Fillimisht, media gjermane raportonte se të dyja alternativat vijnë nga MLS amerikane, por tashmë ka hyrë në lojë edhe një tjetër destinacion i papritur: Australia.

Sipas Sydney Morning Herald, klubi australian Sydney FC është në bisedime me Mullerin dhe ka shfaqur interes serioz për të. Vetë lojtari është impresionuar nga projekti dhe i ka bërë të ditur australianëve se janë një nga dy opsionet përfundimtare që po shqyrton.

Megjithatë, avantazhi kryesor vazhdon të mbetet në anën e Los Angeles FC, klub partner i Bayernit në MLS, që ka kohë që e ndjek situatën dhe shihet si favorit për firmën e gjermanit.

Muller luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Bayern Munich më 5 korrik, në humbjen 2-0 ndaj Paris Saint-Germain në Kupën e Botës për Klube, duke mbyllur një epokë me klubin bavarez.

Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda ditëve në vijim, dhe emri i klubit të ri të Thomas Mullerit do të zbulohet së shpejti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz