Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, policia me aksion në tri komuna
dp

Lexo edheKryeziu: Partia në pushtet po përpiqet ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët, Kurti po e cilëson si Qeveria Kurti 2.5

Policia e Kosovës ka nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Policia e Kosovës, zyra për media ka njoftuar se aksioni po zhvillohet në tri komuna dhe lidhet me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lexo edheKryeziu: Partia në pushtet po përpiqet ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët, Kurti po e cilëson si Qeveria Kurti 2.5
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e policisë.