back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportDy yjet e Premierligës viktima të racizmit online pas ndeshjes Chelsea –...

Dy yjet e Premierligës viktima të racizmit online pas ndeshjes Chelsea – Burnley

Të ngjajshme

E premtoi për sivjet, Përparim Rama s’e fut tramin elektrik në buxhet

“Prej vitit të ardhshëm linja e re në funksion”. Ky...

Ronaldo vjen me një postim të orëve të vona pas shkëlqimit të sontëm

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vazhdon të shkëlqejë në Arabinë...

Selin flet për marrëdhënien me Mirin: Me ardhjen e vëllait i kam kërkuar…

Pasi banorët zbuluan përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, Selin...

Arsenali kryeson, por City po troket fort në derë!

Manchester City mori një fitore të rëndësishme 2-1 kundër...

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Wesley Fofana, ka denoncuar mesazhet raciste që ka marrë në Instagram pas barazimit 1-1 të Chelsea ndaj Burnley në Premier League.

Edhe mesfushori i Burnley, Hannibal, ka marrë mesazhe të ngjashme, të cilat klubi ka raportuar tek kompania mëmë e Instagram, Meta, dhe pranë policisë së Lancashire.

Fofana, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të, shkroi në rrjetin social:
“2026, akoma e njëjta gjë, asgjë nuk ndryshon. Këta njerëz nuk ndëshkohen kurrë. Krijoni fushata të mëdha kundër racizmit, por askush nuk bën asgjë.”

Burnley theksoi në një deklaratë zyrtare:
“Nuk ka vend për racizëm. Klubi ka zero tolerancë ndaj çdo forme diskriminimi. Ne kemi raportuar rastin tek Meta dhe presim mbështetje të fuqishme nga Premier League dhe Policia.”

Ky incident vjen në të njëjtën javë kur Vinicius Jr i Real Madrid denoncoi një koment racist ndaj tij nga Gianluca Prestianni i Benfica. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz