BallinaLajmeDY VEPRIMET E ALBIN KURTIT QË DO TA BËNIN GLAUK KONJUFCËN TË...

DY VEPRIMET E ALBIN KURTIT QË DO TA BËNIN GLAUK KONJUFCËN TË JEPTE DORËHEQJE NGA VV-ja

Të ngjajshme

​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke...

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka pretenduar se është duke u bërë propagandë nga ish-sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj me veprime të cilat sipas tij nuk janë të vërteta.

Konjufca ka thënë se nëse Kurti do të kishte qenë pro koalicionit me PDK-në dhe pro koalicionit me njërin që nuk e njeh heroin kombëtar, ai nuk do të kishte qëndruar në Vetëvendosje.

“Nëse Albin Kurti është pro ekstremizmit islamik dhe është pro koalicionit me PDK-në në të cilën gjendën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli unë nuk kisha qëndruar më aty. Koalicioni me Fjalën që kundërshton heroin kombëtar, ka qenë kundër unanimisht”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV-së.

Më tej Konjufca ka thënë se me këso veprime nuk mund të bëhet propagandë kundër Kurtit, madje sipas tij, një propagandë e tillë i bie që do të jetë propagandë kundër VV-së.

“Me këto nuk mundësh me bë propagandë kundër Albin Kurtit sepse kjo po i bie që po bënë kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz