Dy të aksidentuarit e djeshëm në Intensive, ende në gjendje të rëndë
03

Lexo edheHashim Thaçi: Për çdo veteran të UÇK-së, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë

Në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdojnë të jenë dy punëtorët e një banke në Kosovë që u vetaksidentuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
“Janë në gjendje relativisht të rëndë. Në kujdes intensiv, janë pa vetëdije. Po vazhdohet me terapi dhe mjekim intensiv”, tha sot për Gazetën Express doktori Naim Kuqi.
Dy të lënduarit janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.

Lexo edheHashim Thaçi: Për çdo veteran të UÇK-së, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë
Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra, K.H 30 vjeçare dhe L.S 23-vjeçare. Aksidenti ndodhi pasi ata po ktheheshin nga ndeja e fundvitit.
Varrimi i 23-vjeçares u bë dje, ndërsa sot do të varroset edhe K.H 30 vjeçare./Gazeta Express