Dy raste të ngacmimit kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.
Një i tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është arrestuar pasi që dyshohet ta ketë ngacmuar një femër.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 26.08.2025 – 20:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga dy persona, derisa po ecte në rrugë.
Nuk raportohet për persona të arrestuar.
“Prishtinë / 25.08.2025 – 20:45. Viktima femer kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur në rrugë, është ngacmuar nga dy të dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/