Dy persona goditen nga vetura në Deçan, Policia jep detaje
dp

Lexo edheMusliu i reagon Fatos Gecit pas gjuhës seksiste ndaj Vlora Çitakut: Nuk heshtim e nuk frikësohemi

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi për lajmi.net.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve. /Lajmi.net/

Lexo edheMusliu i reagon Fatos Gecit pas gjuhës seksiste ndaj Vlora Çitakut: Nuk heshtim e nuk frikësohemi