Dy përballje sot në elitën e basketbollit
dp

Lexo edheJava e 26-të e Superligës së Kosovës vjen me dy duele interesante sot, vëmendja në Prishtinë

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante se kurrë, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.
Takimi i parë i kësaj xhiro është mes Rahoveci 029 dhe Pejës, që është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Vreshtarët pas fitores ndaj Prishtinës kërkojnë fitoren e dytë radhazi në garën për të qenë edhe vitin e ardhshëm pjesë e elitës. Rahovecasit kanë tetë fitore e 16 humbje, derisa pejanët kanë dhjetë fitore e 14 humbje.

Lexo edheJava e 26-të e Superligës së Kosovës vjen me dy duele interesante sot, vëmendja në Prishtinë
Një nga ndeshjet më të rëndësishme është mes Borës dhe Vëllaznimit.
Prishtinasit janë në formë në vitin 2026, duke u renditur e treta me 13 fitore e 11 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e shtatë me tetë fitore e 16 humbje.