BallinaLajmeDy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Të ngjajshme

U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza: Dhuna është e patolerueshme

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se...

Kodi Zgjedhor në ngërç politik, kërkohet marrëveshje në Kuvend

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në ngërç politik,...

U raportua e zhdukur – Gjendet e vdekur gruaja në Deçan

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e...

Dy pacient të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje kritike dhe aktualisht janë në mjekim intensiv.

Nga Klinika Infektive më herët u raportua vetëm për një pacient në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19. Mirëpo më pas, Dr. Nderim Hasani, mjek kujdestar i Klinikës Infektive, njoftoi përmes një komenti në Facebook, se në mjekim intensiv janë dy raste me Covid-19.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre në Facebook, 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa dy në gjende të rëndë shëndetësore.

Tutje theksohet se sot, nga Infektivja lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz