back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeDy nxënës janë plagosur nga plumbi qorr

Dy nxënës janë plagosur nga plumbi qorr

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Policia e Kosovës, sot në orën 08:02, kishte marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, saktësisht në shkollën “Fan S Noli”.

Menjëherë pas kësaj, njofton kumtesa e Policisë njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes.

Në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku nga një predhë, e cila nëpërmes dritares ka depërtuar në klasë, janë lënduar dy persona (nxënës derisa ishin në orën e mësimit): I.P., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (lëndime në buzë) dhe A.R. mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (lëndime në kraharorë), të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor, nga ku edhe jemi njoftuar se janë jashtë rrezikut për jetë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.

Të Fundit

Sport

ShowBiz