BallinaRegjionaleDrenasDy ngjarjet e djeshme nga Drenica që bën jehonë në të gjitha...

Dy ngjarjet e djeshme nga Drenica që bën jehonë në të gjitha trojet shqiptare (FOTO)

Të ngjajshme

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not

Cameron McEvoy ka kaluar Cesar Cielon si njeriun më...

Anëtarësimi i Kosovës në pritje, mungon agjenda e Këshilli i Evropës

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimit...

Franco Foda sot mban konferencë për media

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda sot paraqitet...

Dita e djeshme “prodhoj” dy ngjarje të rëndësishme në Drenas e Skenderaj.

Pajtimi i dy familjeve në Drenas ishte një lajm shumë i mirë për shuarjen e hasmërive.

Kurse lajm jo i mirë ishte largimi i të riut Petrit Dervishi, i cili para se të nisej për në gurbet la një mesazh shumë emocional para varrit të babait të tij dëshmor.

Të dyja këto lajme janë përcjellur nga Gazeta Online Drenicapress, dhe më pas janë shpërndarë në mediat online në Shqipëri, Maqedoni, Ulqin e Preshevë.

Drenicapress i sjell edhe një herë këto dy lajme për lexuesit e saj.

Drenas, pajtohen familjet Topalli dhe Gjeli (FOTO)

Janë pajtuar dy familje në Drenas, të cilat ishin në hasmëri pas një konflikti me armë muaj më parë, njofton Gazeta Online Drenicapress.info

Familja Topalli nga Baica dhe familja Gjeli nga Likozhani i kanë dhënë fund hasmërisë, duke i shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës.

E meritor për këtë ishte Hoxhë Fatmir Latifi i cili nga Mitrovica kishte ardhur në xhaminë e Drenasit për t’i pajtuar këto familje. Kontributë në këtë pajtim ka dhënë edhe hoxha i Drenasit, Osman Musliu.
Të kujtojmë se në ekipen e hoxhë Fatmir Latifaj bënin pjesës edhe Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasoma, Idriz Shtutica dhe Ukë Ukaj./Drenicapress.info

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

Fotografia e Hoxhë Fatmir ef. Latifaj

I riu nga Skenderaj niset për gurbet, mesazh emocionues pranë varrit të babait!

Petrit Dervishi është një djal i ri nga Kopiliqi i Skenderajt. Babai i tij, Dauti, ra dëshnmor për lirin e këtij vendi, shkruan Gazeta Online Drenicapress.

I mbetur pa njërin prind, Petrit iu pervish punës qysh i vogël, duke u marrë me shumë punë, por asnjëra nuk i siguroi jetesë të qëndrueshme për familjen e tij.

Nisur nga kjo, ai mori një vendim të vështirë. Të marr rrugën e gurbetit.

Para se të nisej ai shkoi tek varri i babit të tij. Ato që i ka thënë tek varri i babait, Petriti i ka publikuar edhe në Facebook.

Drenicapress e sjell të plotë këtë mesazh emocionues të Petrit Dervishit:

 

Lamtumirë vendi im i dashur

Babë, më fal që po të le ty, po e le vendin ku ti linde, vendin ku linda unë, po e le Kosovën për të cilën ti sakrifikove jetën tënde. Më fal babë që më nuk do të vi të vizitoj tek varri ashtu sic bëja cdo mëngjes, më nuk do të mund të të sjell lule të freskta …
Babë, në Kosovë po e le edhe birin tim të vetëm i cili tashmë ka filluar të ec dhe ka mësuar rrugën për tek varri yt. . . në vendin tim do të viziton ai dhe do të sjell lule ashtu sic të sjellja unë.
Më fal babë, unë nuk doja të ndodhte kështu, por nuk më mbeti zgjidhje tjetër sepse vendi për të cilin ti luftove sot nuk ka një vend pune për mua e për shumë e shumë të rinj të tjerë që tashmë kanë marrur rrugët e mërgimit.
Më fal babë . . . Unë isha i gatshëm t’i shërbej vendit në ushtri po nuk më dhan mundësinë, desha t’i shërbej vendit në polici po prap nuk më dhan mundësinë, desha të hy në minierë qindra metra thellë që të mbajë familjen por, prap ishte e kotë. . . Së fundi, provoba të punësohem edhe si korir shkolle por as aty nuk mu dha mundësia.
Më fal babë, po kjo nuk është Kosova për mua. . . Sot Kosova është vendi më i mirë për të jetuar të korruptuarit, dallavergjinjët, mashtruesit, gënjeshtarët, por jo të rinjtë të cilët enden rrugëve të qyteteve të pa shpresë duke kërkuar së koti një vend pune për të pasur të paktën një jetë mesatare, një kulm mbi kokë dhe ca bukë për të ngrën.
Babë, kur më se shumti pata nevojë nuk më hapën derën e as ata në parti për të cilën isha aktivist i rinisë vite me radhë, më kthyen shpinën, më lanë të prisja koridoreve e në takime nuk më priten kurrë.
Më shumë se cdoherë tjetër sot më kujtohen fjalët tua kur më thoje “Gjithmonë mbani rrugën e drejtë edhepse ajo rrugë do të jetë më e vështirë, por në fund do jeni krenar.”
Babë, sot unë po marr rrugën e mërgimit të cilën ti nuk e deshe fare dhe gjithmonë tregoje se sa e vështirë është . . .
Më fal nënë që po të lë më lot në sy pas gjithë asaj sakrifikice që bëre për ne duke na u bërë babë edhe nanë. Më fal që nuk do të jem afër teje as atëherë kur do të vizitosh varrin e babait. . . Më fal nënë por, edhe ti e di që nuk më mbeti rrugë tjetër.
Kudo që të jemi ti babë, nënë, axhë(babai im i dytë), djali im, gruaja ime, vëllezër, motra, nipa dhe mbesa do të jeni gjithmonë në mendjen dhe zemrën time.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz