Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë nisur të përfolen edhe emrat e mundshëm për pozitat kyçe në këtë parti.
Gazeta Blic nga burime të saja, ka marrë vesh se Isa Mustafa vazhdon që ta ketë të preferuar Ismet Beqirin edhe për një mandat në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Dhe, për këtë sipas burimeve të Gazetës Blic, për faktin se Beqiri i ka ndihmuar Isa Mustafës që të zgjedhet kryetar edhe për një mandat.
“Beqiri përpos që ka ndihmuar zgjedhjen e Mustafës, ai përgjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve ka kontribuar në ruajtjen e unitetit të partisë, prandaj edhe kryetari i LDK-së e ka vlerësuar rolin e tij”, thonë këto burime.
Mirëpo, përpos Beqirit, pozitën e sekretarit po e synon edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, Muhaxheri për kontriburin që e ka dhënë në zgjedhjen e Mustafës po kërkon postin e nënkryetarit, ose postin e sekretarit të përgjitshëm.
Gazeta Blic ka raportuar të premten se nga njerëzit më meritor për zgjedhjen e Isa Mustafës, dhe dorëzimin e Kutfi Hazirit e Agim Veliut, është edhe Gazmend Muhaxheri, bashkë me dy kryetarët tjerë të degëve: Imri Ahmetin e Lipjanit dhe Muharrem Sfarqën e Ferizajit.
Muhaxheri në një debat televiziv kushte folur në superlativ për Isa Mustafën. Ndërkaq, sekretari aktual i LDK-së, Ismet Beqiri e ka komentuar zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë, përmes një shënimi në Facebook.
“Kuvendi i IX-të zgjedhor i LDK-së, dëshmi e vlerave, kulturës, tolerancës dhe mirëkuptimit.Urime rizgjedhja Kryetarit Isa Mustafa dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.Të bashkuar për dhe rreth LDK-së” kishte shkruar Beqiri në Facebook./Gazeta Blic/


