BallinaDrenica +Drenica KulturëDy fjalë për librin “Me vetminë time” të autorës Albina Osmani

Dy fjalë për librin “Me vetminë time” të autorës Albina Osmani

Të ngjajshme

Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë?

Është shfaqur një skenar i pabesueshëm, kundër çdo pritshmërie,...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes rithekson se “armëpushimi nuk ka përfunduar”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këmbënguli se “armëpushimi...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Dy fjalë për librin “Me vetminë time” të autorës Albina Osmani

Shkruan Qendrim Gashi

E zhgënjyer nga jeta. Ajo këtë informat e dërgon tek lexuesit nëpërmjet këtij libri me të cilin edhe po e fillon krijimtarinë e saj letrare. Librin të cilin autorja e fillon me poezi dhe e mbaron me ese, por lexuesi nuk di të ndalur. Me të njëjtën frymë që e nis, patjetër që po me atë frymë pa u ndalur në asnjë ҫast edhe do ta përfundoj leximin e këtij libri.

Kjo pra është Albina Osmani që lexuesin e bënë për vete. Me poezitë “Ajo është femër, Shtëpi nga dheu” ajo u jep lexuesve ndjesinë se po lexojnë poezitë e autorëve botëror.

Poezitë e saj kanë një renditje të mirë, me strofa katërshe e të parimuara. Libri i përshtatet lexuesve njëkohësisht edhe kohës.

Në pjesën e ese-ve ajo shfaq atdhedashuri, fletë për njerëzit që nuk jetojnë më. Siҫ e ceka edhe më lart ajo si në poezi ashtu edhe në prozë, zhgënjimet nga jeta i quan “jetë e dreqosur”. I duket term i përshtatshëm t’i emërtoj përballjet që na sjellë ajo.

Nga fillimi e gjerë në fund lexuesit e ҫfardoshëm autorja i mbronë nga racizmi. Atë e shprehë si në poezi, ashtu edhe në prozë. Në poezi ajo e shprehë këtë me poezinë “ Ҫ’faj kamë që jam i zi” si dhe tek pjesa e ese-ve me “ Është komunitet, jo armik” ku tregon një lloj afërsie me ta.

Jam i sigurt që ҫdo lexues do të habitet se sa shpejtë do t’i vie fundit të leximit sepse nuk do të dëshironte që këtyre shkrimeve të pastra t’iu vie fundi.

Për autoren urojmë që ky të jetë vetëm fillimi, të vazhdoj t’i kënaq lexuesit me vepra të tjera.

Qendrim Gashi është student i Gjuhës Shqipe, autor i një libri si dhe së fundmi ka krijuar një klub letrar me emrin ,,Shqipet tona”!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz