back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajme“Dy deputetë të VV i bashkohen PAN-it”

“Dy deputetë të VV i bashkohen PAN-it”

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Gazetari, Vebhi Kajtazi në emisionin “Click”, të RTV 21 ka thënë se dy deputet të VV-së do ta votojnë për kryeministër Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN, transmeton GazetaBlic.com 

E një gjë e tillë, sipas Kajtazit pritet të ndodh si rezultat i pazarëve politike që pohon se do të ndodh këto ditë.

“Partitë e koalicionit PAN kanë të hyra të mëdha financiare, ato kontrollojnë kompani të mëdha e me para janë në gjendje që të bëjnë çdo gjë”, ka thënë ai.

Ky gazetar, përmendi edhe shantazhat si opsion i sigurimit të votave për formimin e qeverisë Haradinaj.

Kajtazi, po ashtu bëri të ditur se deputetët e LAA kanë bërë marrëveshje që mos me marrë pjesë në Kuvendë gjatë votimit të Ramushit për Kryeministër.

Duke folur për rezultatin zgjdhor, Kajtazi tha se jo të gjithë që e kanë votuar Vetëvendosjen e kanë dashur Vetëvendosjen mirëpo siç tha ai një pjesë e tyre e madhe kanë provuar për ta ndëshkuar PDK me koalicionin që e krijuan në orën 00:00 dhe LDK e cila gjithmonë i ka shërbyer PDK.

Kajtazi tutje tha se LDK është bashkëfajtore për të gjitha të këqijat që PDK ia ka bërë  vendit dhe për këtë arsye njerëzit kanë dashur t’i ndëshkojnë duke e votuar Vetëvendosjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz