back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDuma: Rama vazhdon të heshtë për paratë që siguroi foton me Obamën

Duma: Rama vazhdon të heshtë për paratë që siguroi foton me Obamën

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Partia Demokratike (PD), të enjten i është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për burimin e të ardhurave të 80 mijë dollarëve për foton me presidentin Amerikan Barak Obama.

Në një dalje për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se kryeministri vazhdon të heshtë për paratë e pista, me të cilat siguroi këtë foto.

“Edi Rama bën vazhdimisht paradë arrogante me foto të ditës, por ai ende nuk po jep një shpjegim publik, për foton e tij të jetës, atë me presidentin Oabama, për të cilën pagoi 80 mijë dollarë, duke financuar një krim të rëndë federal. Dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj”, tha Duma.

Ajo theksoi  se ai mund të heshtë për këtë fakt, mund të fshehë burimin e 80 mijë dollarëve, por shqiptarët e kanë kuptuar se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz