Dubai dorëzon gjashtë të kërkuar shqiptarë për trafik droge, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
dp

Lexo edheGjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai

Policia e shtetit njoftoi se të ekstraduarit ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe krimet kompjuterike.
Sipas njoftimit, në Shqipëri do të ekstradohen K.Q., 44 vjeç, Sh.K., 44 vjeç, A.P., 38 vjeç dhe D.P., 39 vjeç, të cilët akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe pastrim parash, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Po ashtu, do të ekstradohet edhe I.L., 30 vjeç, i dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkaq, M.C., 34 vjeç, akuzohet për mashtrim kompjuterik, gjithashtu i kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Lexo edheGjashtë persona të kërkuar ndërkombëtarisht sot ekstradohen nga Dubai