Para performancës në koncertin “Sunny Hill Festival”, Dua mbajti një konferencë drejtuar mediave ku ka folur rreth festivalit, shkruan lajmi net.
Bashkë me të ishte edhe babai i Duas, Dukagjini të cilët treguan për misionin e Sunny Hill dhe artistët e tjerë që do vijnë në vijim.
Para pak çastesh, Dua ndau disa fotografi me ndjekësit nga konferenca e mbrëmshme ku falënderon të gjithë ata që e përkrahin “Sunny Hill Festival”.
“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.
Ndërsa, nesër pritet të jetë një festival madhështor në performancën e artistes Lipa, e shumë këngëtarëve të tjerë. /Lajmi.net/