back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenas“Du me ik prej Kosove”, i riu nga Drenica njofton largimin nga...

“Du me ik prej Kosove”, i riu nga Drenica njofton largimin nga vendi me një shkrim prekës

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Në mesin e shumë qytetarëve të Kosovës, që po e lëshojnë vendin e po migrojnë në vendet evropiane, është edhe i riu nga Drenica.

Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt, ka shpërndarë një postim shumë prekës të Albiona Hajdrit, përmes së cilit ka njoftuar se do të largohet nga vendi.

“Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle. ”, thuhet në shkrimin e shpërndarë

Postimi i plotë:

Edhe unë kam me ik prej Kosove…

Pluhni ka me i mbulu qoshet e tavanit, mungesa e zanit e e pranisë teme ka me lanë zbrazti n’shpi. Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle.

Çka ka fëmijë kam me iu dhanë pare e me i gëzue ngapak, se e di çka hjekin kur s’kanë.

Kam me punue fort, pa u nalë hiç, veç me i pa ma mirë njerëzit e mi. Kam me jetu n’çdo frymë me mallin e krejtve, ama s’kam çka me ba, ka ardhë vakti mos me menu për veten ma. Ose, ndoshta, ka ardhë vakti me menu përnjëmend për veten…

Po jetoj me andrrat e ni jete ma t’mirë, gjersa çohem e flej me brengën se qysh me ia dalë me 200 euro deri n’fund të muajit.

Du me ikë prej Kosove, për ni jetë ma t’mirë. Për veten e prindt e mi.

Ama edhe ikja, po len zbrazti n’mu. Çka asht’ ma mirë për mu: me e pasë xhepin plot e zemrën thatë? A xhep grisun e zemër…zemër…

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz