BallinaLajmeDriton Selmanaj e pranon se pa Vjosa Osmanin, LDK-ja nuk do i...

Driton Selmanaj e pranon se pa Vjosa Osmanin, LDK-ja nuk do i merrte gjithë ato vota

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk beson që kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të dalë nga LDK. Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që ajo do i merrte votat që i ka pasur në zgjedhje nëse nuk do të ishte bartëse e listës zgjedhore të LDK’së.

‘’Po të mos i printe listës Vjosa nuk do të merrte tërë ato vota’’, thotë ai.

‘’Mos harroni Vjosa ka pasur edhe zgjedhje kur ka pasur 5 mijë vota. Unë në fillet e karrierës i kam marrë 30 mijë vota. Partia ta jep fuqinë politike, e më pas elektorati. Këto zgjidhje kemi pasur 100 mijë më shumë votues’’

Tutje ai thotë se Vjosa Osmani nuk do ta ketë vlerën e njëjtë nëse del nga LDK.

‘’Kushdo që del nga LDK’ja nuk do të futet as në Kuvend. Këtë e besoj. Ne jemi këta që jemi pasi jemi në LDK. Po të dilnim nuk do t’i mbronim këto vlera’’, thotë ai,  në emisionin Pressing në T7

‘’Është e vërtetë që subjekti duhet që të vendosë një kandidat në krye të listës që është më i dashur për elektoratin. Por gjithsesi, elektorati vendos vetë. Besoj që Vjosa Osmani është politikane e kompletuar vetëm në LDK. Po të dilte prej aty nuk do ta kishte vlerën e njëjtë’’, shton ai

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz